“Luiz baba”, Geti reagon pasi që Luizi ia këndoi këngët e tij të vjetra

Luiz Ejlli sot ka kënduar edhe një herë disa nga këngët e Getoar Selimit, të njohur ndryshe si Ghetto Geasy. Duke qëndruar me disa nga banorët e tjerë në oborrin e Big Brother VIP Albania, Luizi ka “performuar” disa nga këngët e vjetra të “Baba Records”, themelues i së cilit ishte Getoar Selimi nga Kosova,…

ShowBiz

08/02/2023 22:50

Luiz Ejlli sot ka kënduar edhe një herë disa nga këngët e Getoar Selimit, të njohur ndryshe si Ghetto Geasy.

Duke qëndruar me disa nga banorët e tjerë në oborrin e Big Brother VIP Albania, Luizi ka “performuar” disa nga këngët e vjetra të “Baba Records”, themelues i së cilit ishte Getoar Selimi nga Kosova, shkruan lajmi.net.

E këto “performanca” të Luizit si duket nuk i kanë shpëtuar as Getoarit.

Përmes disa “story” në Instagram, Ghetto Geasy ka shpërndarë performancat e Luizit me mbishkrimin “Luiz baba”. /Lajmi.net/