Luis Enriquen nuk e brengos humbja nga Reali

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se humbja ndaj Real Madridit nuk do të ketë ndonjë rëndësi të madhe, nëse skuadra e tij e fiton titullin e La Ligas.

Sport

28/10/2014 17:16

Luis Enrique ka hedhur poshtë rëndësinë e fitores së Real Madrdit në El Clasicon e së shtunës, duke thënë se ajo nuk do të ketë rëndësi nëse skuadra e tij e fiton titullin e La Ligas.

“Unë do të pranoja një humbje të tillë në start të sezonit, nëse do të fitojmë La Ligan, dhe ne do ta bëjmë këtë gjë”.

“Unë do të pranoja humbjen nga cilado skuadër, vetëm që në fund të fitojmë La Ligan. Sidoqoftë, për të fituar ne duhet të luajmë mirë. Kjo do të thotë që edhe fansat ta shijojnë lojën tonë”.

“Në fund të ditës, ne përsëri jemi lider të La Ligas nga nëntë ndeshje të zhvilluara, dhe për mua kjo ka më shumë rëndësi sesa fitorja ndaj Real Madridit”, përfundoi Enrique.