Luis Enrique nuk e do Cuadradon

Juan Cuadrado nuk do të transferohet në Barcelonë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Ky është vendimi i fundit i trajnerit Luis Enrique.

Sport

27/08/2014 16:46

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk dëshiron ta transferojë Juan Cuadradon. Përfaqësuesi kolumbian nuk dëshiron të luajë si mbrojtës i djathtë, ku edhe ashtu, gjiganti katalunas është i ‘stërpopulluar’, pasi aty luajnë Dani Alves dhe transferimi i fundit, Douglas Pereira.

Mirëpo, kërkesa e tij nuk është aprovuar, pasi trajneri spanjoll ka refuzuar ta përdor në fazën ofanzive futbollistin e Fiorentinës, shkruan e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Kështu që, së paku edhe një vit, përfaqësuesi kolumbian do të qëndrojë në Firenze, ose të transferohet diku tjetër.