Luis Enrique nënshkruan me Barçën
Luis Enrique ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Barcelonën, duke e zëvendësuar Tata Martinon. Me trajnerin spanjoll fillon një epokë e re tek gjiganti katalunas.

Sport
Luis Enrique është edhe zyrtarisht trajner i Barcelonës, duke e zëvendësuar trajnerin e larguar, Tata Martino. Trajneri spanjoll ka nënshkruar të mërkurën kontratë dyvjeçare, duke u rikthyer kështu tek gjiganti katalunas pas tri vjetësh.
Në këtë periudhë, ai ishte pjesë e Romës dhe këtë edicion i Celta Vigos.
Bashkë me të, në momentin e nënshkrimit ishin edhe presidenti Josep Maria Bartomeu, zëvendës presidenti, Jordi Mestre si dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta.
Luis Enrique ishte trajner i ekipit B të Barcelonës në të kaluarën, ndërsa me të do të fillojë një epokë e re tek gjiganti katalunas.