Luis Enrique komenton vendimin për lënien jashtë liste të David de Gea

Selektori i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique po shquhet tashmë për vendimet e tij ‘kontroverse’.

Sport

05/06/2022 16:32

Enrique bëri bujë të madhe kur fillimisht në Euro 2020 shkoi pa asnjë lojtar të Real Madrid në listën e Spanjës.

Së fundmi, trajneri ka vendosur që jashtë listës ta lë portierin e Manchester United, David de Gea.

“Interesohem t’i kem tre poriterë që mund të startojnë dhe mendoj se aktualisht i kemi ata. Sinqerisht”, ka thënë Enrique, transmeton lajmi.net.

“Nuk do ta kisha problem ta startoja secilin prej tyre”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës. “Kam nevojë për një portier që më sjell siguri – dhe kjo nuk do të thotë se ata nuk bëjnë gabime, sepse gabimet janë pjesë e futbollit. Por çfarë transmetojnë ata më pëlqen shume”, tha mes tjerash selektori i Spanjës.

Luis Enrique i ka besuar pozitën e startuesit anëtarit të Bilbao, Unai Simon.

Portierët e ftuar në këtë grumbullim nga Luis Enrique janë Unai Simon, David Raya i Brentford dhe Robert Sanchez i Brighton. /Lajmi.net/