Luis Enrique: Gjermania test i madh për ne

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Gjermanisë. Ndeshja e dytë e grupit E në kuadër të Kupës së Botës ka vendosur përballë Spanjën dhe Gjermaninë. Dy kombëtare që cilësohet si favorite për të triumfuar në këtë kompeticion. Përpara këtij takimi ka folur trajneri spanjoll, Luis Enrique duke thënë se…

Sport

26/11/2022 22:48

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Ndeshja e dytë e grupit E në kuadër të Kupës së Botës ka vendosur përballë Spanjën dhe Gjermaninë.

Dy kombëtare që cilësohet si favorite për të triumfuar në këtë kompeticion.

Përpara këtij takimi ka folur trajneri spanjoll, Luis Enrique duke thënë se do jetë test i madh ndeshja me kombëtaren gjermane.

“Është një test i madh për ne. Sepse në një ngjarje kaq të rëndësishme, kundër një favorit në një situatë të komplikuar, ne duhet të tregojmë se nuk do të luajmë ndryshe,” tha ai.

“Ne duam të dominojmë të gjithë ndeshjen. Nëse mundemi, dhe nëse nuk e bëjmë, do t’i urojmë rivalët tanë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Spanja e nisi për mrekulli Botërorin pasi deklasoi 7:0 Kosta Rikën.

Ndërsa, Gjermania në xhiron e parë u befasua nga Japonia, duke u mposhtur 2:1./Lajmi.net/