Luis Enrique ende në dilemë për portierin startues

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se ende është në dilemë për numrin 1 të portës së skuadrës së tij.

Sport

10/08/2014 22:44

Sipas trajnerit Luis Enrique, skuadra e tij ka tre portierë të kualitetit të lartë dhe ende është në dilemë se cilin ta zgjedh nga ata.

“Unë kam tre portierë të shkëlqyer. Dëshiroj që ta kem këtë dilemë gjatë gjithë kohës”.

“Trajneri duhet të bëj zgjedhjen. Unë duhet të zgjedh njërin nga ata, duke e ditur se edhe dy të tjerët janë shumë të mirë”.

“Do të jetë një gjë shumë e vështirë për ata dhe gjithashtu edhe për mua”, ishin fjalët e trajnerit të Barcelonës të thëna për reporterët.