Luis Alberto ka një lajm të keq për Barcelonën

Luis Alberto nuk dëshiron të largohet nga Lazio.

Sport

01/05/2018 08:05

Luis Alberto ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij spektakolare, mes të cilave edhe Barcelona, që po kërkon me ngulm ta rikthejë në Spanjë.

Gjithsesi ai ka deklaruar se ndihet mjaft mirë te klubi bardhekaltër, duke shprehur dëshirën për të mbetur të paktën edhe një sezon pjesë e Lazios.

“Unë dhe familja ime jemi përshtatur mjaft mirë në Romë dhe jetojmë mirë. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikueshme, atëherë do të dëshiroja të mbetesha pjesë e Lazios për të paktën edhe një sezon tjetër. Gjithsesi, tani kemi verën përpara dhe do të jenë drejtuesit e klubit, ata që do të vendosin çfarë është më mirë për të dy palët”, deklaroi Luis Alberto.