Luftës në Afganistan po i vjen fundi
Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka premtuar forcave të Shteteve të Bashkuara se lufta në Afganistan do të përfundoj në fund të këtij viti.

Bota
Obama e ka bërë një vizitë të papritur mbrëmë në Bazën ajrore amerikane në Bagram të Afganistanit, për ta festuar së bashku me ushtarët Ditën e Përkujtimit.
Ai u tha ushtarëve se lufta është në një moment vendimtar, pasi forcat e Afganistanit po e marrin përgjegjësinë primare për sigurinë e vendit të tyre, raporton RFE.
Presidenti amerikan tha se shpreson që Uashingtoni ta nënshkruaj marrëveshjen për siguri me Kabulin, pasi të inaugurohet presidenti i ri i këtij vendi.
Presidenti i deritashëm afgan, Hamid Karzai, ka refuzuar ta nënshkruaj këtë marrëveshje, e cila parasheh që në Afganistan të mbetet një kontingjent i vogël i ushtarëve amerikanë për trajnim dhe misione kundërterroriste edhe pas këtij viti.