“Luftë për vota” ndërmjet Berishëve dhe Krasniqëve
Profesori dhe doktori më i ri i shkencave në Kosovë, matematikani Qëndrim Gashi i ka bërë një llogari interesante listave zgjedhore. Sipas tij kandidatët me mbiemrin Berisha kanë marrë më së shumti vota.
Lajme
Profesori Gashi në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Meqë sot po diskutohet për numrin e votave të kandidatëve, ja një kontribut jo esencial. Nga rezultatet (jo të plota dhe jozyrtare) të deritashme, del se mesatarisht një kandidat me mbiemrin Gashi i merr 1551 vota, një me mbiemrin Berisha 2830, kurse një kandidat me mbiemrin Krasniqi i merr 2308 vota. Pra, partitë kanë dobi më shumë prej Berishëve e me pak prej Krasniqëve dhe neve Gashëve. Pyetja hulumtuese e radhës: nëse i analizojmë moshat, cila moshë del të jetë më e dobishme në sjelljen e votave? (I inspiruar nga Partia e Fortë dhe Freakonomics. E di që konkludimi i mësipërm ka boshllëqe shkencore.)
Ndaj konstatimit me shaka të Gashit ka reaguar po ashtu me shaka edhe imami Shefqet Krasniqi.
Ai ka i çuar “selam” profesorit Gashi, duke i thënë se Krasniqët do të dilnin fitues në rast se do të kishin kandiduar për deputetë në Kuvendin e Kosovës edhe Krasniqë të tjerë, si vet ai, pastaj Milazim Krasniqi, si dhe këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani.
“Po ja qoj një selam Profës së nderuar Qëndrim Gashit, se mos u ngut me mi ul Krasniqët se po të kandidoja unë, Dani dhe Milazim Krasniqi, do ta shihnit ju se cili fis do merrte ma së shumti vota në Parlament”, ka shkruar Krasniqi.