“Luftë” në Napoli: Tifozët e Union Berlin sulmojnë policinë e shkaktojnë trazira, 11 të arrestuar

Para ndeshjes mes Napolit dhe Union Berlin në Ligën e Kampionëve, incidente të mëdha kanë ndodhur në rrugët e qytetit të Napolit. Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar 11 huliganë gjermanë, pas trazirave të rënda, përcjell lajmi.net. Incidente të shumta kanë ndodhur të martën, një ditë para ndeshjes mes dy klubeve dhe…

Sport

08/11/2023 18:43

Para ndeshjes mes Napolit dhe Union Berlin në Ligën e Kampionëve, incidente të mëdha kanë ndodhur në rrugët e qytetit të Napolit.

Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar 11 huliganë gjermanë, pas trazirave të rënda, përcjell lajmi.net.

Incidente të shumta kanë ndodhur të martën, një ditë para ndeshjes mes dy klubeve dhe fajtorët ishin tifozët e Union Berlin.


Sipas raportit të policisë italiane, rreth 300 huliganë gjermanë kanë shkatërruar vetura dhe stola në rrugë përpara se të sulmonin policinë me gurë.

Më pas pati një konflikt me tifozët italianë, me gjermanët që përdorën shkopinj, shufra metalike dhe druri dhe mjete piroteknike.

Në fund, ata shkatërruan një ndërtesë biznesi në sheshin Piazza Dante./Lajmi.net/