‘Luftë’ në futbollin shqiptar
Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës nuk ka shkuar ashtu si duhet, pasi tifozët e mbledhur në stadiumin ‘Loro Boriçi’, kanë qenë shkas i gjesteve të pahijshme të krijuara në këtë takim.
Sport
Tifozët e dy skuadrave kanë krijuar një ‘luftë’ të vogël brenda stadiumit. Ata kanë filluar të gjuhen me sende te forta dhe me gurë ndërmjet vete.
Sulmet e tyre kanë shkuar edhe në drejtim të presidentit të Tiranës, Refik Halilit i cili është gjakosur në kokë.
Ndeshja u ndalua nga gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa forcat e policisë u munduan ta qetësojnë situatën edhe pse një gjë e tillë ishte mjaft e vështirë, duke parë tensionin që u krijua në fushë.
Jashtë stadiumit gjithashtu mbizotëroi një situatë shumë tensionuese ku ka mbetur i plagosur me thikë një person, teksa janë dëmtuar shumë makina.
Mësohet se momentalisht situata në Shkodër është normalizuar mjaft shumë, falë ndërhyrjes që ka bërë policia e shtetit.
Video