‘Luftë’ në derbin e Tel Avivit (Video)
Derbi mes Hapotelit dhe Maccabit në Tel Aviv, u shndërrua në “luftë” ku tifozët e Hapoelit në dy raste sulmuan fizikisht futbollistët kundërshtarë, incidente që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.
Sport
Derbi i Kampionatit izraelit mes dy klubeve nga Tel Aviv, Hapoel dhe Maccabi u ndërpre tek rezultati 1:1 për shkak të teazir4ave në fushë.
Kujdestarët reaguan ngadalë derisa një tifoz i Hapoelit e kaloi barrierën dhe hyri në fushë për të sulmuar futbollin kundërshtar Eran Zahavi, i cili kishte realizuar golin e barazimit dhe e festoi atë duke inskenuar të shtënat në drejtim të mbështetësve të Hapoelit.
Zahavi u përjashtua me karton të kuq dhe ndeshja vazhdoi në atmosferë të nxehtë që më pas shpërtheu sërish kur një grup më i madh i tifozëve të Hapoelit i sulmuan fizikisht futbollistët e Maccabit. Shikojeni ngjarjen.