‘Luftë’ në Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola nuk është duke kaluar ditët e tij më të mira në detyrë. Ai ballafaqohet me një luftë të brendshme ku ngadalë duket sikur është duke humbur besimin e futbollistëve.

Sport

07/05/2014 20:06

Pep Guardiola është duke luftuar një betejë të brendshme në Bayern Munich, duke paralajmëruar elitën e Premierligës për shërbimet e tij.

Strategu katalan erdhi në Gjermani në fillim të këtij sezoni, dhe tashmë ka fituar Bundesligën, Superkupën e UEFA-së dhe Kampionatin botëror për klube.

Por, ish trajneri i Barcelonës është duke u ballafaquar me një betejë për të bindur skuadrën se mbetet njeriu i duhur për ta drejtuar atë, shkruan Daily Mail.

Ekipi i Bayernit jep përshtypje se ia ka kthyer shpinën Guardiolës, nocion i përforcuar me paraqitjen e zbehtë në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku Los Blancos shënuan fitore me rezultat 4:0 në Allianz Arena. Dhe, tashmë ekzistojnë brenda të mëdha dhe dyshime mbi Guardiolën, dhe qëndrimin e tij në klub, për sezo

nin e ardhshëm. Guardiola ka kërkuar nga kryesia e klubit që të vendos nëse ende mendon se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr ekipin.

Në ndërkohë, pas këtij sezoni, një numër i klubeve nga Premierliga do të monitorojë gjendjen e Guardiolës.