Luftë kundër frikës

Patrice Evra ka pranuar se një element i frikës ka ndikuar në formën e dobët të Manchester Unitedit në Old Trafford, dhe tha se kampioni nuk guxon të bëjë gabime të tjera. United gjendet në pozitën e tetë, 13 pikë më pak se lideri Arsenal, pasi ka shënuar vetëm tetë gola dhe tri fitore në…

Sport

20/12/2013 16:00

Patrice Evra ka pranuar se një element i frikës ka ndikuar në formën e dobët të Manchester Unitedit në Old Trafford, dhe tha se kampioni nuk guxon të bëjë gabime të tjera.

United gjendet në pozitën e tetë, 13 pikë më pak se lideri Arsenal, pasi ka shënuar vetëm tetë gola dhe tri fitore në shtëpi në Premierligë këtë edicion.

Newcastle United dhe Everton, dy skuadrat e fundit që vizituan Old Traffordin, regjistruan fitore 1:0.

“Kur humbëm nga Everton dhe ndeshjen kundër Newcastles, pa dyshim se jemi ndjerë të brengosur”, deklaroi Evra për Sky Sports News.

“Tifozët nuk ishin të kënaqur. Nuk është lehtë për askënd. Por, ne luajmë për Manchester Unitedin. Duhet të ballafaqohemi edhe me situata të vështira dhe duhet t’i tejkalojmë ato. Presioni i madh mund të sjell frikë dhe ne duhet ta eliminojmë këtë. Nuk guxojmë të rrëshqasim më sepse e kemi bërë mjaft shumë deri më tani”, përfundoi ai.