Luftë?: Irani nisë dronët për të sulmuar Izraelin

Ushtria Izraelite me anë të një njoftimi kanë thënë se Irani ka nisur dronë në drejtim për ti sulmuar ata. Kjo vie si pasojë e paralajmërimeve të ditëve të fundit se Republika Islamike e Iranit do të hakmerret pasi që shteti hebre vrau disa nga gjeneralët dhe pjestarët të sigurisë me një bombardim në konsullatën…

Lajme

13/04/2024 22:42

Ushtria Izraelite me anë të një njoftimi kanë thënë se Irani ka nisur dronë në drejtim për ti sulmuar ata.

Kjo vie si pasojë e paralajmërimeve të ditëve të fundit se Republika Islamike e Iranit do të hakmerret pasi që shteti hebre vrau disa nga gjeneralët dhe pjestarët të sigurisë me një bombardim në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, shkruan lajmi.net.

Mediumi amerikan CNN raporton se edhe nga SHBA kanë konfirmuar se Irani ka filluar sulmin ndaj Izraelit.

Deri më tani po ashtu ky medium raporton se Jordania, e cila ndodhet në kufirin lindor me Izraelin ka mbyllur hapësirën ajrore.

Nga ushtria izraelite po ashtu njoftuan se sistemin e ngavigimit GPS e kanë çaktivizuar në pjesë të ndryshme të vendit.

Ushtria e shtetit hebre dhe kryeministri Benjamin Netanjahu kanë thënë se janë të gatshëm të neutralizojnë çfare do sulmi, dhe janë të gatshëm edhe për përballje.

Po ashtu Netanyahu deklaroi se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.

Gjithashtu ushtria amerikane ka dislokuar një pjesë të flotës së saj detaje shumë pranë brigjeve izraelite në detin Mesdhe./Lajmi.net