Luftë e madhe mes Barcës e Man Utd – Përfshihen tifozët

Një luftë e ashpër po zhvillohet mes skuadrës së Manchester United dhe asaj të Barcelonës.

Sport

21/03/2019 09:36

Krejt kjo po ndodh para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ku dy gjigantet e Evropës do të vihen përballë njëra tjetrës.

Barcelona ka vendosur që të ‘ndëshkoj’ tifozët e Manchester United me 120 euro për një biletë, përcjell lajmi.net.

Kjo gjë bën që këto bileta të jenë më të shtrenjtat për një ndeshje të ‘djajve të kuq’ përjashtuar finalet.

Kështu, skuadra më e madhe angleze ka reaguar menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur katalanëve.

Ata kanë rritur çmimin e biletave për ndeshjen e ‘Old Trafford’ dhe ‘bonuset’ e fituara do të ndahen për tifozët që udhëtojnë drejt ‘Camp Nou’.

Një luftë e çuditshme kjo e cila po zhvillohet mes Barcelonës dhe Manchester United, jashtë fushave të blerta. /Lajmi.net/