Lucas Hernandez kthehet në stërvitje te Bayern

Tifozët e Bayern Munich kanë mësuar disa lajme të mira nga skuadra.

Sport

20/01/2020 20:02

Mbrojtësi i skuadrës, Lucas Hernandez, është kthyer në stërvitjet ekipore, duke u afruar gjithnjë e më shumë me rikthimin.

Hernandez është kthyer në stërvitje pas fitores së Bayern 4:0 kundër Hertha Berlin, duke vazhduar lajmet e mira.

Lajmin për rikthimin e francezit në stërvitjet me skuadrën e ka zbuluar faqja zyrtare e Bayern, transmeton lajmi.net.

Hernandez ka bërë disa stërvitje edhe në Doha, por seanca e sotme, me disa sprinta, ishte një hap shtesë drejt rikthimit.

Lojtari ka pasur një intervenim në kyç të këmbës, i cili e ka lënë jashtë fushave të blerta. /Lajmi.net/