Luana Vjollca shijen e shtrenjtë, ja sa harxhoi ajo vetëm për këtë xhaketë

Luana Vjollca nuk ndalon së harxhuari shuma të mëdha për rrobat që vesh.

ShowBiz

24/10/2020 16:26

Luana Vjollca kohëve të fundit është përfolur shumë për veshjet e saja, duke marrë komente të shumta se sa bukur duket, shkruan lajmi.net.

Ajo për veshjet e ndryshme shpenzon shuma marramendëse pa u kursyer fare, ndërsa në paraqitjen e fundit në Instagram, shihet të ketë veshur një xhaketë të bardhë me jaka të zeza duke theksuar belin me një rrip mjaft interesant.

Kësaj radhe moderatorja e njohur ka vendosur të vesh një fustan në formë xhakete nga stilisti i njohur botëror Philipp Plein i cili kushton 1 mijë e 998 euro.

Ndërsa flokët ajo vendosi ti mbante larg fytyrës por të leshuara poshtë shpatullave, për fytyrën kishte vendosur të mbante grim të bukur me ngjyrën rozë të theksuar në sytë dhe buzë./Lajmi.net/