Luana Vjollca, nga prezantuese në këngëtare
Jemi mësuar ta shohim si prezentuese të Top Fest me motrën e saj Marinën, apo edhe të parashikimit të motit. Me Top Festin i cili ka filluar edicionin e tij të 11, Luana ka gjetur kohë të na befasojë më një këngë të re. Kënga është gati, edhe videoklipi që pritet të dalë nesër për…

ShowBiz
Jemi mësuar ta shohim si prezentuese të Top Fest me motrën e saj Marinën, apo edhe të parashikimit të motit.
Me Top Festin i cili ka filluar edicionin e tij të 11, Luana ka gjetur kohë të na befasojë më një këngë të re.
Kënga është gati, edhe videoklipi që pritet të dalë nesër për fansat.
“Askush s’do ta besojë” është titulli i këngës që në fakt është këngë e shpirtit tim – është shprehur Luana.
‘Ky është një hap i vogël, por është shumë ndjesi e bukur, kur realizon gjithçka për atë pasionin e madh që fshihet brenda teje’.
Ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët Elgit Doda që e ka bërë këngën dhe Olti Currin për tekstin.
Një pjesë shumë e shkurtër e videos ka dalë, ku Luana shihet me një fustan të gjatë dhe trup perfekt.