Luana Vjollca në lidhje dashurie?

Udhëtimi i fundit i bukuroshes së Top Channel drejt Italisë, duket se ka hedhur dritë mbi misterin e jetës së saj personale.

ShowBiz

11/06/2015 09:06

Luana Vjollca, e cila deri më tani e ka mohuar të jetë e përfshirë në një histori dashurie, thuhet se pushimet në Capri, i ka kaluar nën shoqërinë e një mashkulli.

Burime të lapsi.al nga ishulli i Capri-t, tregojnë se panë Luana Vjollcën në çift. Sipas përshkrimeve të atyre që rastisën në portin e qytetit mëngjesin e dy ditëve më parë, djali që shoqëronte prezantuesen, është rreth të tridhjetave, esmer dhe simpatik. Çifti dukej i afërt me njëri-tjetrin dhe nga raporti mes tyre, dyshohet se kanë diçka speciale.

Luana Vjollca, postoi foto nga udhëtimi në Capri por pa zbuluar se me kë kaloi këto ditë pushimi, duke e ruajtur për vete dhe mashkullin misterioz, intimitetin e ditëve romantike.

luana porti luana porti 2