Luana Vjollca ndjehet e bekuar

Dashuria e fansave ndaj moderatores dhe këngëtares shqiptare, Luana Vjollca cdo ditë e më shumë po rritet, e kjo po bën që Luana të ndjehet e bekuar…

ShowBiz

20/01/2015 16:38

Luana Vjollca ka arsye që të krenohet me fansat e saj, pasi që ata i kanë hapur 35 llogari të ndryshme në rrjetin social ‘Instagram’, ku mes tjerash ata thurrin vargje e fjalët më të bukura për te.

Ndonëse Luana bën me dije se të gjitha llogaritë janë false, kjo e ka bërë të ndihet krenare këngëtaren, e cila këtë gjë e ka ndarë me adhuruesit e saj.

“Nuk jam vetëm e lumtur Leo, jam e bekuar që ju kam!!! Faleminderit shpirtrat e mi. Kështu dua të ju quaj. #ShpirtiLuanes çdo kush nga ju është shpirt për mua!”, ka shkruar bukuroshja nga Shqipëria. Lajmi.net