Luana Vjollca falenderon Prishtinën (Foto)

Luana Vjollca dhe motra e saj kanë mbajtur me sukses mbrëmjen e Summer Fest edhe në Prishtinë, dhe të dyjat kanë shprehur falenderime.

ShowBiz

26/07/2015 14:30

Fotografitë që shfaqin shumë të bukura gocat nga Shqipëria nuk kanë të ndalur, e këtë herë edhe nga Prishtina, transmeton Lajmi.net.

Derisa Marina ka dalë me veshje të zezë, Luana ka bërë kontrast me motrën duke veshur një fustan të bardhë e shumë të shkurtër për këtë mbrëmje.

Luana që së fundmi ka lansuar këngën me reperin nga Prishtina, Getoar Selimi, ka postuar një fotografi falenderuese për të pranishmit në Summer Fest Prishtinë, që i kanë pritur shumë mirë.