Luana shkëlqen në vjollcë

Luana Vjollca është njëra nga femrat më të pëlqyera e më të komentuara të momentit.

ShowBiz

16/04/2019 19:59

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, ka hedhur një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram gjersa shfaqet në një fustan dypjesësh, shkruan lajmi.net.

Luana ka zgjedhur ngjyrën vjollcë, e nuk ka dyshim se duket mjaft joshëse në fustanin e prerë anash.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e shumtë në Instagram.

Ajo gjithashtu është duke e shijuar edhe suksesin e këngës së fundit “Boll u bo tu vujt”, ku ka marrë mbi 3 milionë shikime në platformën, YouTube. /Lajmi.net/