Luan Krasniqi u takua me kancelaren Angela Merkel
Ish boksieri shqiptaro-gjerman, Luan Krasniqi ka postuar në profilin e tij në Facebook një njoftim për takimin që ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lajme
Takimi ka ndodhur në një pritje për mediet, të quajtur “Media Night 2014”, të mbajtur në Berlin.
“Së bashku me mikun dhe këshilltarin tim, Christoph Schickhardt, isha mysafir në Media Night 2014. Këtu pata rastin të flisja shkurtimisht me kancelaren federale Angela Merkel, e cila është një personalitet i përmasave të veçanta. Ishte ky një takim i rëndësishëm dhe mbresëlënës”, shkruan Luani në FB.