Low zëvendëson Ancelottin

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low është duke u përmendur si zëvendësues i mundshëm i Carlo Ancelottit në rast të largimit të tij nga Real Madrid, në fund të sezonit.

Sport

13/02/2015 13:00

Carlo Ancelotti rrezikon ta përfundojë para kohës aventurën e tij në drejtim të Real Madridit.

Strategu italian ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2016.

Mirëpo, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime se ai mund të largohet në fund të këtij sezoni nëse Los Blancos nuk shpallen kampion në La Ligë.

Ndërsa, nga Gjermania vjen një lajm bombastik që sugjeron se gjiganti nga Santiago Bernabeu tashmë ka identifikuar pasardhësin e Ancelottit.

E, ai është selektori i Gjermanisë, Joachim Low.