Low me doping?
Selektori i Gjermanisë, Joachim Low akuzohet se përdori doping gjatë kohës sa ishte futbollist tek skuadra e Stuttgartit.
Sport
Selektori i Gjermanisë, Joachim Low është pjesë e skandalit për përdorimin e dopingut në skuadrën e Stuttgartit, gjatë periudhës 1975-1980.
Sipas mediave gjermane, skuadra e Stuttgartit, por edhe ajo e Freiburgut kishin përdorur substanca të ndaluara, të dëshmuara në dokumentacionin e konfiskuar tek doktori Armin Klumber.
Dhe, në mesin e tyre ishte edhe Low, aso kohe futbollist i Stuttgartit.
Low nuk i ka komentuar akuzat, por trajneri i atëhershëm i Stuttgartit, Jurgen Sundermann ka insistuar se: “Këto janë marrëzi. Nuk mund ta imagjinoj se futbollistët kishin marrë doping”.