Low i pakënaqur me pyetjet e gazetarëve rreth treshes së Bayern – Lajmi.net
Low i pakënaqur me pyetjet e gazetarëve rreth treshes së Bayern
Autori: Lajmi.net Euro 2020Lajme futbolliSport 19:16, 15 March 2019
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka publikuar sot listën me lojtarët e ftuar për kualifikimet e Euro 2020.

Në këtë listë munguan disa emra që kanë bërë historinë me kombëtaren gjermane, si Thomas Muller, Mats Hummels e Jerome Boateng.

Sigurisht, pyetjet e gazetarëve kishin të bënin më së shumti me lënien jashtë të kësaj treshe, dhe kjo gjë nuk i pëlqeu dhe aq selektorit, i cili gjithsesi mbrojti vendimin e tij.

“Ne nuk i ndëshkuam ata, dhe ata nuk kanë bërë asnjë gabim. Më duket e çuditshme kur dikush gjykon gjërat që nuk është i përfshirë në to” ka thënë Low, transmeton lajmi.net.

“Emocionalisht, vendimi ishte shumë i vështirë. Këta lojtarë janë shumë të rëndësishëm për mua, edhe si njerëz” ka thënë tutje trajneri.

Nga fituesit e Kupës së Botës 2014, vetëm Manuel Neuer, Toni Kroos dhe Matthias Ginter janë të përfshirë në skuadër. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO