Low i lumtur që Gjermania është në ‘Grupin e vdekjes’

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, ka dhënë komentet e tij pas tërheqjes së shortit për Euro 2020.

Sport

01/12/2019 08:47

Gjermania është shortuar në Grupin F, ku do të luajnë edhe Franca dhe Portgualia, për të bërë kështu që ky grup të konsiderohet Grupi i vdekjes.

Low është shprehur i lumtur se kombëtarja e tij do të garojë në këtë grup, për shkak të konkurrencës më të madhe.

“Mendoj se lojtarët po presin për këto lojë. Sigurisht se është një ‘grup i vdekjes’. Të gjithë në këtë grup duhet të prekin limitet, nëse duan të vazhdojnë përpara” ka thënë Low, transmeton lajmi.net.

“Por, mendoj se këto ndeshje do të jenë festival futbolli. Pastaj, ne luajmë në Gjermani” ka thënë tutje selektori i ‘Panzerëve’.

Kosova mund të jetë pjesë e këtij grupi, në rast se ajo merr biletën për Euro 2020, dhe bashkë me Kosovën një pjesëmarrje siguron edhe Rumania. /Lajmi.net/