Low i kënaqur me kombëtaren e Gjermanisë: Skuadra tregoi dëshirën për fitore, pres koncentrim ndaj Zvicrës

Selektori i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, është shprehur shumë i lumtur me skuadrën e tij.

Sport

12/10/2020 12:55

Gjermania ka arritur të merrte fitore në udhëtim kundër Ukrainës dhe kjo ndeshje e ka kënaqur selektorin gjerman.

Përveç rezultatit, duket të ketë qenë sjellja e skuadrës në fushë ajo që e ka gëzuar trajnerin.

“Skuadra e tregoi dëshirë për të fituar kundër Ukrainës”, ka thënë Low, transmeton lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme për ne që të marrim rezultatin”, shtoi mes tjerash trajneri.

Tutje, selektori gjerman ka folur edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës, ndeshje që do të jetë e radhës për Gjermaninë.

“Pres koncentrim, më shumë precizitet, kurajo dhe konkretizim në sulm. Do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo me Ukrainën. Duhet t’i gjejmë zgjidhjet”, ka thënë ai për ndeshjen ndaj Zvicrës.

Gjermania dhe Ukraina janë përballur në kuadër të Ligës së Kombeve, në një ndeshje ku siç pritej, gjermanët morën fitoren. Të njëjtën gjë, ‘Panzerët’ pritet ta bëjnë ndaj helvetikëve. /Lajmi.net/