Lotët e tifozëve kroatë (Foto)

Kroacia zhgënjeu në kuadër të Grupit A të Kampionatit botëror, duke u eliminuar në fazën e grupeve me bilanc prej një fitore dhe dy humbjeve. Dëshpërimi i tifozëve është shumë i madh.

Sport

24/06/2014 10:31

Kroacia u eliminua nga Kampionati botëror.

Skuadra e selektorit Niko Kovac humbi 3:1 nga Meksika të hënën mbrëma dhe u përshëndet nga gara në Brazil, pasi përfundoi e treta në Grupin A me tri pikë dhe bilanc prej dy humbje e vetëm një fitore.

Edhe pse me ekip të përbërë nga yje të mëdhenj si Mario Mandzukic, Luka Modric, Ivan Rakitic e shumë të tjerë, Kroacia dëshpëroi duke mos arritur të kualifikohet tutje nga grupi ku garën e vazhduan Brazili dhe Meksika.

Në sheshet anembanë Kroacisë, tifozët ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen vendimtare kundër Meksikës.

Dhe, pas humbjes dhe eliminimit, dëshpërimi i tyre ishte i madh. Të mëdhenj e të vegjël shpërthyen në vaj.