Lotët e brazilianëve
Brazili u eliminua në gjysmëfinale të Kampionatit botëror pas humbjes së rëndë nga Gjermania me rezultat 7:1. Tifozët në tribuna, por edhe ata që përcollën ndeshjen në rrugë, i pikëlluan tej mase.

Sport
Nëse rastësisht nuk e keni shikuar ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit botëror mes Brazilit dhe Gjermanisë, këto fotografi do t’ua tregojnë menjëherë rezultatin.
Tifozët brazilianë u vërshuan nga lotët në Belo Horizonte pasi skuadra e tyre bëri një prej paraqitjeve më të dobëta në histori të garës dhe humbi me rezultat 7:1 nga Gjermania e Joachim Lowit.
Nuk ka çka të shtohet, fotografitë flasin vetë, por ka edhe më keq për skuadrën nikoqire që në një gjendje dëshpërimi duhet të zhvillojë ndeshjen për pozitën e tretë, të shtunën.