Loriana nuk ia del ndaj xhudistes italiane, eliminohet nga Grand Slami

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është diskualifikuar nga Grand Slam i Gjeorgjisë. Loriana Kuka mposhti xhudisten britanike, Emma Reid, për kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton lajmi.net. Ndërsa në raundin e dytë do të përballet me italianen, Bellandi Alice. Megjithatë, ajo nuk arriti të shkojë tutje, pasi u mposht nga xhudistja e Italisë. Kujtojmë se në…

Sport

26/03/2023 09:37

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është diskualifikuar nga Grand Slam i Gjeorgjisë.

Loriana Kuka mposhti xhudisten britanike, Emma Reid, për kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në raundin e dytë do të përballet me italianen, Bellandi Alice.

Megjithatë, ajo nuk arriti të shkojë tutje, pasi u mposht nga xhudistja e Italisë.

Kujtojmë se në këtë Grand Slam, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u dekoruan me medalje të argjendta./Lajmi.net/