Loriana Kuka synon sot medaljen e artë në Budapest

Në xhudon kosovare, sot është dita për t’i dhënë vëmendjen Loriana Kukës.

Sport

25/10/2020 09:40

Xhudistja 23 vjeçare nga Kosova, Loriana Kuka, do të synojë sot një medalje ari, në Grand Slam të Budapestit.

Loriana do të garojë në kategorinë -78 kilogramë, ku shpesh ka ditur të shënojë suksese, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë kosovarja do ta kalojë pa kundërshtare, kurse për raundin e dytë pret fituesen nga çifti Munkhtsetseg Otgon – Patricija Brolih.

Shpresojmë që Loriana të shtojë edhe një medalje ari sot në sirtarin e saj. /Lajmi.net/