Loriana Kuka një hap larg medaljes së bronztë

Xhudistja kosovare Loriana Kuka mban gjallë shpresat për një medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Sport

24/06/2019 16:00

Kuka, e cila po garon në kategorinë -78 kilogramë, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë, shkruan lajmi.net.

Pasi iu shuan shpresat për medaljen e artë nga dueli me holandezën Guusje, Loriana ka vazhduar garën për medaljen e bronztë, në repesazh.

Në duelin e parë të repesazhit ajo arriti të mposhte gjermanen Anna Marie Ëagner, shkruan lajmi.net.

Në duelin e fundit që mund t’i sigurojë medaljen e bronztë, medalje që do të ishte e treta për Kosovën, Kuka do të përballet me gjermanen tejtër, Luise Malzahn. /Lajmi.net/