Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, vazhdon garën për medalje të bronztë
Loriana Kuka është mposhtur në gjysmëfinalen e Grand Slam Budapest.

Sport
Xhudistja kosovare ka bërë një gabim në minutën e parë të ndeshjes me francezen Posvite, duke humbur mundësinë për medalje të artë, shkruan lajmi.net.
Loriana Kuka u mposht me IPPON nga francezja dhe tashmë kalon në fazën e repesazhit, ku do të ketë mundësi të fitojë medalje të bronztë.
Kuka garon në kategorinë -78 kilogramë në këtë turne.
Në repesazh, Kuka përballet me rusen Antonina Shmeleva. /Lajmi.net/