Loriana Kuka mëson kundërshtaren për raundin e dytë në Grand Slam Budapest
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka mësuar kundërshtaren e parë për ditën e sotme.

Sport
Kuka do të garojë në Grand Slam të Budapestit, në kategorinë -78 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Loriana e nis turneun nga raundi i dytë, pasi të parin e kaloi pa kundërshtare. Ajo priti për fituesen e duelit Otgon – Brolih.
Kuka ka mësuar se kundërshtarja e saj e parë për sot do të jetë Otgon.
Lufta katër minutëshe mes Otgon dhe Brolih nuk tregoi fituese dhe kështu u nevojiten edhe 2:14 minuta për të shpallur Otgon fituese.
Në raundin tjetër, Lori do të përballet me fituesen e Babintseva (Rusi) dhe Cantero (Argjentinë). /Lajmi.net/