Loriana Kuka mëson kundërshtaren e parë në Marrakech

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka mësuar se kush do të jetë kundërshtarja e parë e saj në Grand Prix Marrakech.

Sport

10/03/2019 11:17

Kuka raundin e parë e kaloi pa kundërshtare, dhe ishte në pritje për të mësuar emrin e luftëtares që do ta ketë përballë, shkruan lajmi.net.

Kundërshtarja e Lorianës është vendosur nga dueli i çiftit Sarra Mzougui dhe Shokhista Anarova.

Ishte xhudistja nga Tunizia, Sarra Mzougui ajo që triumfoi në atë duel, për të kaluar në raundin e dytë ku do të ketë përballë kosovaren Kuka.

Shpresojmë që Loriana ta nis mbarë këtë turne dhe të shënoj fitore për  të vazhduar garën për medaljen e artë. /Lajmi.net/