Loriana Kuka mëson kundërshtaren e parë në Grand Prix Budapest

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, garon sot në Grand Prix Budapest, ku synon medaljen e artë.

Sport

14/07/2019 11:55

Kuka garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, duke tentuar një tjetër sukses në karrierën e saj, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë të këtij Grand Prix, Loriana e kaloi pa duel, duke pritur për të mësuar kundërshtaren që do të vinte nga fituesja e duelit Marie Branser – Fanni Toth.

Ishte hungarezja Fanni Toth ajo që para tifozëve vendas arriti që ta mposhtë Branser, me anë të IPPON.

Tashmë, në raundin e dytë, Loriana Kuka do të ketë punë me hungarezen Toth. /Lajmi.net/