Loriana Kuka humb në ndeshjen e parë në Baku

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Loriana Kuka në Grand Slamin e Baku në Azerbajxhan.

Sport

12/05/2019 09:45

Xhudistja kosovare është eliminuar në raundin e parë të këtij Grand Slami, duke u mposhtur nga britanikja Katie Jemima Yeates – Brown, në mëngjesin e ditës së diel.

Loriana Kuka në Baku, ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Humbja në xhiron e parë, nënkupton mbetjen pa medalje për Kukan.

Pa medalje ka mbetur edhe Akil Gjakova, që ka përfunduar garën në Grand Slam vetëm në vendin e pestë./Lajmi.net/

Hax