Loriana Kuka garon sot në Marok, synon medaljen e artë

Loriana Kuka do të jetë garuesja e vetme që do ta përfaqësoj Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Marok, në Marrakech.

Sport

10/03/2019 08:24

Xhudistja kosovare do të synojë të dali fituese nga ky turne dhe të sigurojë medaljen e parë të artë në këtë vit kalendarik, shkruan lajmi.net.

Kuka nuk do të ketë kundërshtare në raundin e parë, kurse në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Sarra Mzougui – Shkohista Anarova.

Kampionia evropiane në kategorinë nën 23 vjet synon që të sigurojë pikët e duhura olimpike, që të paraqitet në Tokio 2020.

Ajo këtë vit ka fituar vetëm një medalje, në Grand Prixin e mbajtur në Izrael, në Tel Aviv.

Shpresojmë që Loriana në turneun që mbahet sot, dhe fillon afërsisht pas dy orësh (11:00) të dali me medaljen e artë. /Lajmi.net/