Loriana Kuka fiton me Ippon, një fitore larg të bronztës

Loriana Kuka ka mposhtur Natalie Powell me Ippon në repesazh të botërorit Tokio 2019.

Sport

30/08/2019 12:22

Xhudistja jonë (-78 kg) është një fitore larg medaljes së tretë të bronztë të Kosovës në botëror.

Në ndeshjen kryesore për të bronztën, Kuka do të takohet me xhudisten nga Sllovenia, 22 vjeçaren Klara Apotekar.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar dy medalje të bronzta, me Majlinda Kelmendin në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe Distria Krasniqin 48 kilogramë./Lajmi.net/