Loriana Kuka fiton çerekfinalen ndaj ruses, siguron fazën gjysmëfinale në Grand Slam të Budapestit

Loriana Kuka është paraqitur në sfidën çerekfinale, kundër xhudistes ruse, Babintseva, të cilën e mposhti me rezultatin 1:0 (golden score).

Sport

25/10/2020 14:51

Kuka, e cila në Grand Slam të Budapestit po garon në kategorinë -78 kilogramë arriti në çerekfinale me vetëm një luftë, pasi një raund e kaloi pa kundërshtare.

Çerekfinalja ishte mjaft e vështirë, me rusen që kishte formë të lartë fizike, duke bërë që lufta të shkonte përtej katër minutave të rregullta.

Loriana Kuka arriti që me pikë të artë të fitonte ndaj rusese Babintseva, shkruan lajmi.net

Kështu, Loriana tashmë kalon në gjysmëfinale të Grand Slam Budapest. /Lajmi.net/