Loriana Kuka e fiton me ippon luftën e parë në Abu Dhabi
Loriana Kuka e ka fituar luftën e parë në Abu Dhabi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Sport
Xhudistja jonë ka mposhtur në ndeshjen e parë xhudistin nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva, shkruan lajmi.net.
Lorianës iu deshën rreth dy minuta luftë në tatam për ta fituar me ippon.
Në raundin tjetër, Kuka takohet me fituesen e sfidës Fei Chen – Patrica Sampaio.
Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar një medalje të artë në këtë Grand Slam, me Majlinda Kelemdin që ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë./Lajmi.net/