Loredana Zefi zbulon në mënyrë indirekte gjininë e foshnjës?

Loredana Zefi dhe Mozzik do të bëhen shumë shpejtë prindër.

ShowBiz

29/11/2018 15:16

Këngëtarët, Loredana Zefi dhe Mozzik pritet që shumë shpejtë të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga disa imazhe që kanë qarkulluar në media dhe Loredana shihej me bark të fryrë.

Më pas ajo nuk u fsheh më dhe doli hapur e për tu vërtetuar akoma më shumë ishte fakti se atë e ka ndryshuar shumë shtatzënia.

Këngëtarja e cila ka thyer rekord klikimesh me projektet muzikore nëpërmjet një postimi të fundit në Instastory ka zbuluar në mënyrë indirekte se po pret ta sjell në jetë një vajzë.

Kjo gjë nuk është e konfirmuar qind për qind mirëpo fjalët pranë imazhit japin përshtypje të tillë.

“Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë”, ka shkruar në gjuhën gjermane Loredana./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bmo-bmcDsTb/