Loredana vështirë të njihet në këto imazhe

Loredana duket krejtësisht ndryshe me stilin e ri të flokëve.

ShowBiz

22/01/2021 22:34

Loredana Zefi kohët e fundit ka eksperimentuar goxha me dukjen, shkruan lajmi.net.

Rep-artisten, të cilën jemi mësuar gjithmonë ta shohim me flokë të bardha, së fundi bëri flokët me ngjyrë kafeje.

Në fotografitë e reja, ajo u shfaq me flokë kaçurrela dhe të shkurtra, ndryshim ky që po i shkonte shumë asaj.

Loredana pranoi komente të shumta nga ndjekësit lidhur me këto imazhe, teksa u komplimentua për dukjen. /Lajmi.net/