Loredana dhe Mozzik sërish bashkë? Video që po bën xhiron në rrjet

Një video që po qarkullon në rrjet bën të gjithë të besojnë se Mozzik dhe Loredana janë bashkë sërish.

ShowBiz

26/09/2020 14:40

Mozzik dhe Loredana janë shumë të komentuar edhe pasi ka kaluar kohë prej ndarjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në rrjete sociale është duke qarkulluar një video, ku Mozzik dhe Loredana shihen bashkë në një qendër tregtare.

Thuhet se videoja është realizuar gjatë ditës së djeshme në Stutgart, teksa shihen të dy artistët me maska në fytyrë.

https://www.instagram.com/p/CFl9PwEnJtj/?utm_source=ig_embed

E gjithë kjo pason komentet e shumta që ishin bërë lidhur me atë se Mozzik dhe Loredana po ndjekin njëri-tjetrin në TikTok.

Se a ka diçka të re në lidhjen mes Mozzik dhe Loredanës, mbetet të kuptohet me kohën. /Lajmi.net/