Lopez nuk do të largohet nga Reali

Portieri Diego Lopez nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon.

Sport

01/08/2014 23:16

Diego Lopez spekulohet se do të largohet nga Real Madrid për t’i liruar vendin transferimit të Keylor Navas nga Levante.

Mirëpo, menaxheri i tij Manuel Garcia Quilon ka thënë se portieri i Los Blancos nuk është njoftuar nga kryesia e klubit se duhet të kërkojë një skuadër të re gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Askush nuk na ka thënë se duhet të largohet për t’i lënë vend Keylor Navasit, dhe nuk është caktuar kurrfarë afati. Disa klube janë të interesuara por nuk ka asgjë më shumë. Nuk ekziston asnjë ofertë. Diego nuk do të largohet nga Real Madrid”, deklaroi Quilon për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Lopez spekulohej se mund të transferohet në Monaco, në rast të largimit nga Santiago Bernabeu.