Lopez: Ky sulmues dëshiron të transferohet në Real Madrid
Portieri i Milanit, Diego Lopez ka bërë të ditur se sulmuesi Mario Balotelli dëshiron të transferohet në Real Madridit.

Sport
Diego Lopez ka bërë të ditur se sulmuesi i Milanit Mario Balotelli dëshiron të transferohet në Real Madridit.
Ish portieri i “Los Blancos”, ka zbuluar se reprezentuesi italian ka dëshirë të luajë në Santiago Bernabeu. “
Mario dëshiron të luajë për Real Madridin”, deklaroi Lopez për të përditshmen sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.
Balotelli është rikthyer në Milan gjatë verës, në formë të huazimit për një sezon nga Liverpool.