Lopez koritet në debutim
Portieri i ri i Milanit, Diego Lopez nuk kaloi një debutim të mirë. Ai pranoi dy gola, përfshirë një nga një distancë prej rreth 40 metra, në humbjen 2:1 në miqësoren nga Valencia.

Sport
Diego Lopez është përforcimi më i ri i Milanit.
Portieri u largua nga Real Madrid duke iu bashkuar Rossonerëve dhe bëri paraqitjen e parë për skuadrën e tij të re në humbjen 2:1 në miqësoren nga Valencia të dielën mbrëma.
Mirëpo, atij nuk i shkoi gjithçka sipas planit. Së pari pas një gabimi të Zapatas, Paco Alcacer ia shënoi një gol nga një distancë e largët prej rreth 40 metra.
Keisuke Honda barazoi përkohësisht rezultatin për Milanin, mirëpo Valencia e riktheu avantazhin nëpërmjet Rodrigos i cili mposhti Lopezin, pas një reagimi të ngathtë të tij.
Tifozët e Milanit do të shpresojnë se paraqitjet e Lopezit do të jenë më të mira pas fillimit të sezonit të ri në Serie A.